Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, e konsideron “çmenduri politike me qëllim vetëvrasjen me dashje të PD-së” vendimin e kryesisë së partisë më të madhe opozitare për të përjashtuar Sali Berishën dhe 8 deputetë demokratë.
Në një reagim të tij për “DurrësLajm”, Stafa tha se marrja e një vendimi të tillë në këtë kohë përbën një gabim të lidershipit të PD-së.
“Nëse në kohë me shi dikush mendon të ndërrojë çatinë e shtëpisë së tij gabon se do lagë familjen e tij…”,– tha ai.
Reagimi i plotë i Stafës:
Të shkarkuarit nuk të përjashtojnë.
Partia Demokratike është institucion dhe si e tillë bazohet mbi intitucionet. Nëse në kohë me shi dikush mendon të ndërrojë çatinë e shtëpisë së tij gabon se do lagë familjen e tij…
Ndjej keqardhje mbi çmendurinë politike me qëllim vetëvrasjen me dashje të PD-së…
Kjo çmenduri nuk meriton më shumë vëmendje…