Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë reaguar pasi Kosova mori dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Europës.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, voton në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar në Këshillin e Europës.

Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, shkruan Kurti.