Teuta zbuloi më në fund “ilaçin” për t’u shëruar nga “sëmundja” e barazimeve dhe ndaj Kukësi triumfoi me një përmbysje madhështore. Skuadra po e vuante situatën negative edhe faktin që fitorja në kampionat i mungonte nga data 16 dhjetor.Kapiteni Tefik Osmani e pranon se një tjetër hap i gabuar do ta kishte ndërlikuar situatën dhe suksesi ka rikthyer motivimin tek “djemtë e detit”.

“Javët e para të fazës së dytë kemi arritur vetëm barazime dhe ishte krijuar një klimë e vështirë,. Fitorja me Kukësin ishte shumë e rëndësishme, pasi na dha besim për forcat tona, ndaj do të ngjitemi edhe më lart”, deklaroi Osmani.

Të shtunën durrsakët do të zbresin në një stadium atë të Gjirokastrës, ku fazën e parë u larguan me “kocka të thyera” dhe do ta bëjnë pa kapitenin e tyre, ndjenja e keqardhjes për mungesën e tij në këtë sfidë është e pranishme tek mbrojtësi 33-vjeçar, por megjithatë Osmani ka besim absolut te shokët e skuadrës.

“Kur kampionatin hyn në një fazë të rëndësishme, çdo lojtar mezi i pret ndeshjet. Megjithatë ne kemi një grup të plotë dhe mungesat zëvendësohen mjaft mirë nga lojtarët që vijnë nga stoli. Nga ndeshja në ndeshje ndryshojnë vetëm taktikat e trajnerit, pasi fitoret vlejnë gjithmonë 3 pikë”, tha kapiteni i durrsakëve.

18 ndeshje pa humbje mes Superiores dhe Kupës tregojnë forca karakteri, kjo skuadër nuk e pranon disfatën, duke iu referuar kapitenit ky është një virtyt shumë i rëndësishëm në Kampionatin shqiptar.

Duke luajtur, rritet edhe besimi te vetja dhe te grupi, dhe pastaj shkon në pikën që të mos pranosh asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Megjithatë në këtë kampionat, më shumë rëndësi ka që të mos humbësh, pasi të gjitha skuadrat janë shumë të forta”, deklaroi mbrojtësi.Objektivi është Europa, megjithatë kjo nuk ka larguar nga horizonti ëndrrën titull, gjithsesi për Osmani ka një skuadër favorite dhe nuk është Teuta.

“Objektivi ynë është të fitojmë Europa Leaguen, por nëse sigurojmë këtë synim dhe jemi pranë titullit kampion, nuk kemi frikë t’ia bëjmë hyzmetin për ta fituar edhe atë. Por unë mendoj se favorit për titullin është Partizani”, tha Tefik Osmani.