DURRËS, 5 janar 2013 – Më jep një të të jap tre, mbrojtësi iTeutës dhe ekipit përfaqësues shqiptar Tefik Osmani, sikurse njoftojnë mediet zvicerane, mund të kalojë në janar 2014 në radhët e skuadrës FC Lugano, ku më parë është aktivizuar dhe shqiptari tjetër, Armando Sadiku (lindur më 27 maj 1991 në Elbasan), në këmbim të tre futbollistëve. Sipas “Ticinonews”, Osmani ishte në provë tek ekipi i kategorisë së dytë dhe paraqitjet e tij u kanë pëlqyer drejtuesve të klubit zviceran, aq sa janë gati të bëjnë një hap për afrimin e tij. FC Lugano i ka ofruar Teutës nw formë huazimi tre futbollistë: dy senegalezë jashtë formacionit, qendërsulmuesin Bebeto-Bara Mamadou Ndiaye (lindur më 31 dhjetor 1991) dhe mesfushorin Ibrahima Touré (lindur më 17 dhjetor 1985), si dhe portierin me origjinë shqiptare, Pajtim Badalli (lindur më 22 dhjetor 1991). Presidenti i FC Lugano, Anxhelo Renzeti, ka deklaruar: “Osmani është një nga emrat që kemi në tavolinë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete”. Mediet zvicerane e quajnë transferimin e mundshëm të Osmanit “nostalgji shqiptare”, pasi aktualisht në FC Lugano, përveç Badallit, luajnë edhe mbrojtësi Denis Markaj (lindur më 20 shkurt 1991) e mesfushori Gëzim Shalaj (lindur më 28 korrik 1990), por që janë me nënshtetësi zvicerane.
Info
Tefik Osmani lindi më 8 qershor 1985 në Korçë, Shqipëri. Mbrojtës shtatlartë, i gjatë 192 cm. Nënshkroi për KF Partizaninë qershor të vitit 2007. Tefik Osmani ka luajtur për shumë skuadra në superligë si KF Elbasani, KS Besa, KS Tomori, KF Bylis dhe KF Skënderbeu dhe gjithashtu ka luajtur edhe jashtë Shqipërisë me Metalurh Zaporizhya në Ukrainë. Momentalisht luan për Teutën e Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





