Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën të përbashkët me shtyp me Bajram Begajn, ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim.
Osmani tha se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Ajo vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve.
“Diskutuam për sfidat që na presin, që duhet t’i tejkalojmë sëbashku, Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje unike që i bën lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave në qëndrojmë të bashkuar, kombi shqiptar ka qenë dhe do jetë faktor stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat kombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim, synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO. Bashkëpunim për një strategji të unifikuar të politikës së jashtme”, tha Osmani.