Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte ka pritur në takim ambasadorin turk, Sabri Tunc Angili. Presidenca e Kosovës ka zbuluar detaje nga takimi dhe bisedimet ku janë diskutuar tema të ndryshme nga diplomacia, mbrojtja dhe ndeshja që do të zhvillohet mes Dardanëve dhe Turqisë.
Osmani gjatë takimit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Sa i përket ndeshjes, ata shprehën dëshirën që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjelltë.
“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”, njoftoi presidenca.





