OSSH sh.a Rajoni Durrës bën të ditur se ankesat e qytetarëve në lidhje me mbifaturimin kanë rënë ndjeshëm. Duket se kjo problematikë ka marrë zgjidhje, falë matjes korrekte që bëhet së fundmi nga lexuesit e kësaj drejtorie. Drejtori i OSSH-së Rajoni Durrës, Ing. Egert Hoxha thotë se përveç rënies së ankesave të kësaj natyre, kemi arritur që nga viti në vit të ulim humbjet në rrjet, ndërsa arkëtimet janë mbi nivelin 100 për qind dhe vazhdon mbledhja e debitorëve.
Drejtoria Rajonale është e përbërë nga 11 grupe operative me një shtrirje të madhe, nga Rrogozhina deri në Krujë (Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Golem, Plazh, Shkozet, Spitallë, Shijak, Manëz, Fushë-Krujë dhe Krujë). Në këtë drejtori operojnë tri degë kryesore: Dega Teknike, e cila është përgjegjëse për gjithë rajonin dhe ka në përbërje inxhinierët dhe elektricistët; Dega e Shërbimeve Mbështetëse si dhe Dega e Matjes dhe Leximit.
Drejtori Hoxha thotë se për vitin 2024 humbjet në rrjet u ulën me 1.43 përqind krahasuar me vitin 2023, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti (janar-shkurt 2025) është ulur edhe me 1.8 për qind më shumë. Në punën e përditshme të kësaj drejtorie e cila përballet me një sektor kyç, është dashur që të veprojë edhe në situata të vështira. Drejtori Egert Hoxha thotë se kryesisht për pallatet e rindërtimit është vepruar me prioritet për t’i pajisur ato me bokset dhe matësit e energjisë elektrike në mënyrë që të përshpejtohej hyrja në shtëpitë e tyre e banorëve që u prekën nga tërmeti.
“Black out” i 5 janarit 2025
Në fillim të muajit janar të këtij viti, Durrësi dhe shumë qytete të vendit, mbetën pa energji elektrike për disa orë me radhë. Avaria në fjalë lidhet me këputjen e një përcjellësi pranë City Park (Vorë). Për këtë arsye zona nga Durrësi deri në Sarandë mbeti pa energji elektrike dhe u vendos furnizimi me anë të një linje dytësore nga Jugu i vendit drejt Durrësit. Në raste të tilla direktivat jepen nga dispeceria qendrore në Tiranë dhe duke qenë se linja dytësore ishte pak e dobët, furnizimi me energji u bë më disa orë vonesë. Të parët që u funizuan me energji ishin zonat që cilësohen të rëndësisë së veçantë, si Spitali, Policia, Burgjet etj.
Investimet
Për vitin 2024 ishin parashikuar 6 projekte për t’u zbatuar, por vetëm dy prej tyre janë miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme. Kështu, është kryer “Rikonstruksioni i rrjetit tension i mesëm (Kabina dhe rrjet TU) me përcjellësa AI me vetëmbajtje të tiipit “ABC” në Spitallë. Një investim i ngjashëm është kryer edhe në Krujë dhe Fushë Krujë: “Investim në rrjetin TU si dhe zgjerim rrjeti 20 kV në zonën Kujë-Fushë Krujë”.
Investimet e pritshme për vitin 2025
- 1.Ndërtimi i fiderit të ri nr 9 në Golem me kabina dhe rrjet të ri TU
- 2.Rikonstruksion rrjeti TM, kabina dhe TU për fiderin nr 4 Karpen dhe nënstacionin nr 6
- 3.Rionstruksion rrjeti TM, kabina dhe rrjet TU në qytetin e Krujës
- 4.Rikonstruksion rrjeti TM, kabina dhe rrjet TU në qytetin e Durrësit
- Rikonstruksion rrjeti TM, kabina dhe rrjet TU në qytetin e Shijakut
- 6.Demontim i fiderit 8, 6 kV, nënstacioni Kavajë nga pjesa e qytetit si dhe rikonstruksioni i fiderit 10, nënstacioni 6kV Kavajë
- 7.Rikonstruksionrrjeti TM, fideri 3, 10 kV, nënstacioni Rrogozhinë
- 8.Ndërtimi i unazave3-4 dhe 5-7 në qytetin e Fushë Krujës
- 9.Ishuj në qytetin e Kavajës
- 10.Rrjeti i ri TM-TU për fiderin 6, nënstacioni 110/20kV në Fushë Krujë
- 11.Rrjeti i ri TM-TU për fiderin 7, nënstacioni 110/20 në Fushë Krujë
- 12.Rrjeti i ri për fiderin9, nënstacioni 110/20 në Fushë Krujë
- 13.Rikonstruksion i rrjetit TM, kabina dhe rrjet TU për fiderin 11, 6 kV në Kavajë
- 14.Rikonstruksion i rrjetitTM, fideri 1, 10 kV, nënstacioni Rrogozhinë.
