Nëpërmjet një njoftimi OSSHE bën me dije se në datën 29 prill do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet për shkak të kalimit me furnizim energjie të fiderave të rinj 20kV, nga skema provizore në skemë përfundimtare, pas investimit për rikonstruksionin e NST Kashar.
Gjithashtu janë njoftuar oraret përkatëse dhe zonat ku do të stakohet energjia.
Ndërkohë ndërprerje të energjisë do të kenë pjesërisht bizneset e Autostradës Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, gjatë ditës së premte.
09:00-10:00
Ujësjellësi Bërxullë, Pompat Ujësjellësi Laknas, Depo Farmaceutike, Shkolla Epoka, Turku Ozal
10:00-11:00
Ald-Kris Derby, Agroplast, FPM
11:00-12:00
Stela, Diekat
12:00-13:00
ATLAS shoqeri mielli
13:00- 14:00
City Park.
14:00-15:00
QTU, Red Bull, Euro-Max
16:00- 17:00
Spitali Hygea
17:00- 18:00
Tirana Biznes Park.
30 prill
09:00-10:00
Pjeserisht bizneset Autostrada Tirane-Vore, Vore-Fushe Kruje





