DURRËS, 8 tetor 2014 – Deputeti i Partisë Socialiste dhe botuesi i disa librave Ben Blushi, është nderuar me çmimin e parë Bashkimi Europian për Letërsinë 2014 me librin Otello, Arapi i Vlorës (Othello, Arap of Vlora).

Libri flet për vitet 1300-1400 në Venezia dhe në Vlorë, për adaptimin e karaktereve të një prej personazheve më të famshëm të Shekspirit Otellon, por që ky personazh pra Otello Arapi i Vlorës, ka ekzistuar rreth 100 vjet përpara lindjes së Shekspirit. Mbi të gjitha ky libër është një novelë dashurie. Çmimi për Letërsinë iu atribua Ben Blushit në mes 12 konkurentëve të tjerë, ku vendi i dytë u pasua nga Milen Ruskov nga Bullgaria dhe vendi i tretë nga Jan Němec i Republikës Çeke.

/marrë nga Shqiptarja.com/