Mesfushori Ozil është vënë në qendër të kritikave pas eleminimit të Gjermanisë që në fazën e grupeve. Ozil është ndjerë i fyer edhe i keqtrajtuar nga kombëtarja. Këtë lajm e konfirmon babai i tij Mustafa.

Madje ky i fundit shton se i ka këshilluar djalit të tij mos të luajë më për kombëtaren gjermane. “Nëse do të isha në vendin e tij do të thoja mjaft. Mesut është ndjerë i fyer përpara Botërorit në ndeshjen ndaj Austrisë. Nëse Gjermania fiton është meritë e grupit, por nëse humbet është faji i Ozil. Kjo është e turpshme.”, shprehet babai i futbollistit me origjinë turke.

"Nuk është hera e parë që Ozil del me Erdoganin në foto, por politika nuk ka pse të përzihet në çështje private. Mesut e ka treguar se e do Gjermaninë" përfundon Mustafa Ozil