Gjatë monitorimit të zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës arrestuan gjatë ditës së djeshme një p[erson në qytet.
Sipas informaciove të policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës.
Ai u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “Volkswagen” pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.





