Një difekt në nënstacionin elektrik të Shkozetit ka lënë pa energji sektorin Hekurudha në plazhin e Durrësit.
Sipas burimeve pranë OSHEE, ekipet e së cilët po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji, ka qenë difekti në nënstacion që ka lënë pa energji, qindra apartamente e biznese në zonën turistike.
Mungesa e energjisë është një prishje e imazhit të zonës turistike, sidomos në këtë periudhë, kur fluksi i pushuesve në plazhin e Durrësit është mjaft i lartë.
Kujtojmë se rreth dy javë më parë, punimet e një firme për hapjen e një rruge lanë pa energji elektrike për rreth 5 orë qytetin e Durrësit dhe zonën e plazhit.
Në atë kohë, OSHEE deklaroi se ndaj firmës që shkaktoi dëmin do të merreshin masa administrative.





