Aktori hollivudian, Christian Bale është i njohur për transformimet e jashtëzakonshme duke iu përshtatur roleve filmike.

47-vjeçari ndodhet në Australi, ku është i angazhuar në xhirimet e “Thor: Love and Thunder”.

Gjatë një daljeje me familjen e tij në Palm Beach të Sydney-t, ai nuk njihej.

Yllit anglez i mungonin flokët e tij që i kishte rruar dhe nuk e mbante as mjekrën e zakonshme, ai gjithashtu dukej i dobësuar më shumë se zakonisht.

Bashkëshortja e aktorit, Sibi Blazic, gjithashtu ndodhej pranë tij.