Një djalë i ri i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti të rëndë në qendër të Durrësit. I riu që udhëtonte me motor me shpejtësi, është rrëzuar pranë galerisë së arteve pamore, ndërsa motori i tij ka rrëshqitur për disa metra në rrugë.
Ishin kalimtarët e rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë, duke i hedhur ujë në kokë për ta përmendur.
Aksidenti shkaktoi panik te kalimtarët e rastit që ishin duke ecur në rrugë, ndërsa fatmirësisht nuk pati makinë në sensin tjetër të rrugës, sepse pasojat do të ishin edhe më fatale. Djali nuk kishte kaskë mbrojtëse gjatë udhëtimit me motor.
Në stinën e verës, aksidentet janë të shumta, ndërsa ky është edhe një apel për qarkullimin rrugor që të shtojë masat në drejtim të kontrolleve të personave që udhëtojnë me motor e pa kaskë mbrojtëse, madje dhe në rrugët kryesore të qytetit të Durrësit.
K.H.





