Këtë fundjavë, artdashësit durrsakë kanë mundësi të ndjekin në teatrin “Aleksandër Moisiu” projektin e rradhës së artistes Keti Bashhysa.
Artistja durrsake, e cila prej shumë vitesh guxon të jetë ndryshe është gati për t’u ringjitur në skenë.
Projekti i saj më i ri titullohet “Pa kthim”. E keni menduar ndonjëherë sesi do të ishte një rikthim “Pa kthim”? Brenda një hapësire bosh që befas nis të mbushet me hapa, frymëmarrje, tinguj, kërcime, aktrim, prozhektorë dhe… në fokus protagonist, shpirti.
Me një repertor të zgjedhur muzikor (Cello), aktrim, balet, këngë dhe me të papritura të tjera, Keti Bashhysa me datë 28 prill mirëpret dashamirësit e së bukurës në premierën e saj në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.