Policia e Durrësit njofton se kanë përfunduar në pranga dy shoferë pasi kanë shkaktuar aksidente.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi E.Ç., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.15 Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen” është përplasur me mjetet tip “Nissan “dhe “Toyota” me drejtues shtetasit E.S., dhe Rr.Xh., duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi E.B., 55 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Alfa Romeo” është përplasur me dy mjetet të tjera duke shkaktuar dëme materiale.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





