Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në mënyrë të parregullt.
Sipas njoftimit të policisë janë vënë në pranga shtetasit:
G. B., D. S. dhe B. U., banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;
A. B., banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





