Policia ka arrestuar tre persona në Durrës, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu është proceduar edhe një 18-vjeçar, të cilit i është gjetur një dorezë grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë R. V., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. K., 18 vjeç, pasagjer në mjet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Gjithashtu u ndalua shtetasi K. Ç., 27 vjeç, banues në Laç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.