Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për trafik kokaine.

I riu i cili ishte pa leje qëndrimi, ishte strehuar në një qendër komunitare në qytetin e Parmës.

Sipas mediave italiane, 32-vjeçari shpërndante drogë, kryesisht gjatë fundjavave gjatë orëve të natës. Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut iu gjetën 20 qese të vogla me drogë, të mbështjella me një qese celofani të madhe.

Brenda tyre kishte 9.4 gramë kokainë gati për shitje. Gjithashtu atij iu gjet dhe 100 euro. Më pas, autoritetet ushtruan kontroll në dhomën ku qëndronte në qendrën komunitare të Parmës.

Po ashtu, brenda dhomës u gjetën dhe 5 gramë kokainë si dhe një shumë prej 6800 eurosh si dhe një pako ilac metanol që përdorej për të prodhuar lëndën narkotike.

Mbi 32-vjeçarin shqiptar rëndojnë dhe disa akuza të tjera për dhunë në familje dhe plagosje.