Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e Konferencën e Ambasadorëve që po mbahet sot në Tiranë.

Rama: Jetojmë sot në një kohë të shënjyer në transformim të Shqipërisë, si në planin e brendshëm të shtetndërtimit demokratik dhe evropian, është një kohë transformimi i madh progresi është i dukshëm dhe i përshëndetur botërisht, diplomacinë jonë ka hyrë në dinamikë të re, luajtur rol kyç në zhvillimet e kësaj kohe, duhen shtyrë më tutje edhe përmes diplomacinë për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2030, sot negocion anëtarësimin në be pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizmit të vendit, skuadra e Shqipërisë me të gjitha repartet përgjegjëse, u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, për gatishmërinë.

Natyra e procesit të negocimit është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal.

Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor që shkon përtej sistemit të mbështetjet të fondeve Ipa dhe adreson një nevojë të Shqipërisë për të përmirësuar performancën dhe rritur konvergjencën ekonomike.

Plani i ri i rritjes është tani në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur të bëhemi anëtarë të BE. Pa na e kërkuar askush kemi nisur një proces të ri përmes një synimi absolutisht ambicioz për të linçuar një datë të re reformash duke u organizuar në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm.