Sektori i Qarkullimit Rrugor në Durrës vuri në pranga dy persona, pasi u kapën në shkelje.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Z. H., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.