Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

A. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aramaras, Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.