Policia ka arrestuar katër drejtues mjetesh në Durrës, mes të cilëve edhe një shofer autobusi.
Mësohet se të prangosurit janë konstatuar nga forcat blu duke udhëtuar me automjete pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, dy prej të cilëve kanë shkaktuar edhe aksidente në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.
Arrestohen në flagrancë 4 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.R., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
I.L., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Man”, (autobuz), në gjëndje të dehur.
E.C., banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me mjetet “Benz”, “Volkswagen” dhe “Lançia” duke shkaktuar dëme materiale.
H.P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin B.K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





