Seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare, u shty në Apelin e Posaçëm.

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se e arsyeja ishte mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve. “Një seancë domethënëse për pjesëmarrjen e kreut të opozitës për të marrë pjesë në Kuvend. Kjo vërteton se pa u rreshtuar politika, këta nuk marrin pjesë dhe vazhdojnë me arsye profesionale, sikurse u tha”.