Pas kësaj interviste, familja pesë anëtarëshe ka përfunduar në rrugë të madhe. Blerim Xhafa, bashkëshortja dhe tre fëmijët e mitur u përzunë nga banesa ku jetonin prej dy muajsh me qira.

Kryefamiljari Blerim Xhafa tha se nuk ka asnjë mundësi të paguajë qiranë e për pasojë pronari i banesës në lagjen numër 6 u kishte thënë të paguajnë detyrimin ose të dalin prej shtëpie. Në të tilla kushte, pa asnjë të ardhur Blerim Xhafa apeloi për ndihmë.

Ai nuk merr ndihmë sociale pavarësisht se është i papunë, i sëmurë dhe pa asnjë të ardhur. As bashkëshortja e tij nuk është në punë ndërsa e vetmja mundësi është të dalin të lypin rrugëve për të siguruar bukën e përditshme të fëmijëve.

Në muajin dhjetor kkjo familje u përzu nga banesa ku qëndronte sepse nuk ishte paguar qiranë e shtëpisë. Pas publikimit të historisë së tyre fatkeqe, dukush iu pagoi dy muaj qiranë dhe familja u strehua për dy muaj. Pronari i banesës iu la afat dhe i ka nxjerrë nga banesa në këtë fillimjavë.

K.H.