Një ish-striptisteje i ka buzëqeshur fati kur një klient dhe mik, i ka lënë trashëgimi një pasuri të madhe, kur ndërroi jetë.
34-vjeçarja Veronica Beckham u njoh me ish-drejtuesin e HBO-së, Micky Liu, në korrik të vitit 2014 në një klub striptizmi në Atlantik Siti. Ata u bënë “miq”, sipas Beckham, e cila e përshkruan marrëdhënien e tyre si një “shoqëri të përjetshme”.
Liu, i cili vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, vdiq në moshën 50-vjeçare, dhe i la trashëgimi Veronica-s plot 223 000 dollarë.
Beckham thotë se kurrë nuk ka bërë seks me Mickyn. Përsa i përket parave, ajo do të nisë një karrierë të re me to si stiliste.





