Pacientët që ndodheshin mbrëmjen e së premtes të shtruar në spitalin e Durrësit kanë përjetuar momente paniku, kur ambientet u mbuluan nga tymi për shkak të zjarrit në 4 kabinat elektrike të 4 kateve të strukturës.
Madje njëri prej tyre tregon për DurrësLajm se ajo që përjetoi ishte edhe më keq se tërmeti i 26 nëntorit. Por ndërsa tregojnë secili përjetimet e veta mesnatës mes të premtes dhe të shtunës, të gjithë shprehen me superlativa për punën e bluzave të bardha, përkujdesjen e ofruar, gatishmërinë dhe përballimin me shumë qetësi të situatës së vështirë në të cilën u gjend spitali një natë më parë.
Ndjekim më poshtë prononcimet e pacientëve dhënë për DurrësLajm:





