TIRANË– Një ndihmës mjek në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës është bërë pre e dhunës së një pacienti.
Ngjarja ka ndodhur sot paradite, ndërsa mësohet se ndihmës mjeku është goditur me karrige në kokë.
Burime pranë QSUT-së sqarojnë se personi që ka goditur ndihmës mjekun ishte i afërmi i një pacienti që A. Merja kishte kuruar para disa ditësh.
Dyshohet se ngarja ka ndodhur pas pretendimeve të agresorit për kurim jo të mirë nga ana e ndihmës mjekut Merja.
Ndërkohë që policia e Tiranës është duke shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje të tjera.





