Një pacient i plagosur po transportohej drejt spitalit të Traumës kur tentoi të arratisej.

Ai donte të zbriste nga ambulanca sapo u nis nga urgjenca e spitalit Rajonal të Lezhës.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar gjatë paradites së sotme, ndërsa ka qenë ndërhyrja e shpejtë e bluzave të bardha që kanë normalizuar situatën.

Pacienti 35-vjeçar ishte vetëplagosur me thikë në fyt dhe u dërgua me urgjencë nga familjarët për ndihmë mjekësore në spital.