Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT.

Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i dytë i spitalit.

Nuk ka ende një informacion zyrtar për ngjarjen.

Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Më 1 nëntor 52-vjeçari nga Tropoja, Preng Gjonaj, i cili kurohej për Covid 19 prej disa ditësh, u vetëhodh nga kati i katërt i spitalit, duke gjetur vdekjen. Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa më datën 13 gusht, u hodh nga lartësia e spitalit 29-vjeçari Xhino Koça.