Frikë në spitalin San Giovanni Bosco në Napoli, ku një grup familjarësh të një pacienti kanë sulmuar personelin dhe kanë dëmtuar ambientet spitalore.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme dhe gjithçka ka ndodhur pas vdekjes së pacientit që ndodhej në sallën e reanimacionit.

Shkak për acarimin e familjarëve të të vdekurit është bërë procedura që konsistonte në mos dorëzimin e menjëhershëm të trupit, pasi duhej zbatuar protokolli i parashikuar për këto raste.

Pasi kanë folur me bluzat e bardha, familjarët janë mbledhur jashtë sallës së reanimacionit dhe nuk kanë nguruar të godasin infermirët, të dëmtojnë ambientin dhe madje të thyejnë edhe derën e sallës, raporton Il Messaggero.

Një pjesë e personelit është fshur për t’i shpëtuar rrahjes. Ndërhyrja e karabinierëve, të thirrur me urgjencë nga mjekët, bëri që në spital të rikthehej qetësia, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave që shkatërruan spitalin.