Pacienti që po sherohet nga COVID-19 në Invektiv, ka folur sot pas lajmit të mirë që është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti që po shërohet në një lidhje telefonike me emisionin “Open”, ka treguar të gjithë historinë e tij. Ai është shprehur se në fillim ka qenë shumë i tmerruar, por shtoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi është më pak se një grip normal.
“Kam bërë tamponin dhe në datën 10 kam dalë pozitiv, pasi kisha kontakte me mikun tim që është pacienti “0”. U tremba, sepse ishte një sëmundje e padëgjuar, shumë panik, shumë problem, po flitej në të gjithë botën. Një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv, kam qëndruar në shtëpi dhe ka ardhur mjeku. Unë kam qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi.
Ditët e para kisha vetëm djersë, pastaj kisha temperaturë dhe më pas kisha vështirësi me frymëmarrjen. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit, por nuk kam marrë antibiotik dhe jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë lëngje dhe ushqime të tjerë. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pa menaxhueshme, është më pak se një grip normal”, u shpreh pacienti i identifikuar nga moderatorja si Mark.
Ai ka treguar se ka qenë në një darkë me pacientin “0” dhe nga 10 veta në tavolinë ka janë infektuar vetëm 3 persona.
Si u infektove?
Kam qenë në një darkë me të. Dorën ia kemi dhënë pacientit zero. Kemi qenë 10 veta në tavolinë dhe vetëm 3 janë infektuar. Prandaj nuk do të thotë që çdo njeri që takohet më të infektuarin do sëmuret dhe ai.
Çfarë mesazhi ke për qytetarët që janë në panik?
Duhet menaxhuar vetëm stresi, nuk duhet të kemi panik. Vetëm kështu kalohet ky virus.





