Rasti skandaloz i një 60-vjeçari, i cili humbi jetën nga një kancer në mushkëri, pak javë pasi spitali i Sanatoriumit e nxori shëndoshë e mirë është publikuar sot në emisionin ‘BOOM’ në RTV Ora News.
Vajza e të ndjerit denoncoi përmes dokumentave se spitali më i specializuar për mushkëritë në vend, nuk e kishte diagnostikuar babain e saj edhe pse kanceri kishte qenë i një stadi të zhvilluar.
Mungesa e diagnozës, për rrjedhojë edhe e mjekimit bënë që sëmundja të agravonte më shpejt dhe kanceri të zbulohej një muaj më pas në një spital privat.
Drama bëhet edhe më e rëndë kur mjekja që ndiqte rastin në spitalin Onkologjik i lëshon vajzës së të ndjerit pas vdekjes së tij një document, në të cilin shkruan se pasi ka parë pacientin ka konstatuar se gjendja e tij është 50 përqind më e përmirësuar nga radioterapia. /OraNews