Bie suvaja në një nga dhomat e pacientëve në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, duke i rënë një të sëmuri në kokë teksa po hante bukë.
Denoncimi bëhet nga ana e familjarëve në redaksinë e “DurrësLajm”, duke dërguar edhe fotot e shkrepura menjëherë pas incidentit.
Pacienti ishte duke ngrënë, kur një copë suvaje është shkëptur nga tavani, dukë i rënë mbi kokë dhe mbi tabakanë e ushqimit.
Për fat, pjesa që u shkëput nga tavani nuk ishte shumë e madhe, pasi dhe pasojat mund të ishin më të rënda.
“Ky është spitali i Edi Ramës! Të qash hallin për t’u kuruar nga sëmundja për të cilën po shtrohemi në spital, apo nga copat e suvasë që po na bien papritur në kokë”, shprehen të shqetësuar familjarët e pacientit mbi këtë incident.





