Një pacienti në Kosovë i janë hequr përmes një ndërhyrje kirurgjikale më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.
Lajmin e bën me dije Klinika e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përmes një postimi në Facebook ku shkruan se:
“Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”





