22shtator 2015 – Pacientja e sëmurë me kancer dhunon mjeken e spitalit Onokologjik, Silva Çeliku. Ngjarja ka ndodhur dje, në ambientet e spitalit. Sipas policisë, pacientja me inicialet M.Bedini, 59 vjeçe, banuese në Tiranë, ka goditur me grushte mjeket e spitalit, njëra prej tyre kirurgia Çeliku.

Mjekja u shpreh pas ngjarjes se, pacientja i ka hedhur në fytyrë një lëng me ngjyrë nga një pagure duke i thënë: “Sot është uthull, herë tjetër do të jetë acid”. Pacientja mësohet se është e sëmurë me kancer të qafës së mitrës në fazë të avancuar, ka marrë trajtim ambulator dhe nuk është shtruar.

Nga ana tjetër, pacientja M.Bedini mohon akuzat e mjekes. “Nuk e kam dhunuar mjeken. Jam e sëmurë me kancer, nuk kam fuqi të dhunoj askënd, por mjekja në fjalë nuk më ka bërë skanerin”. Për News 24, pacientja akuzoi të afërm te mjekes, duke thënë se ata e kishin goditur sot me grusht.

Kolegji i mjekëve e dënoi rastin e dhunës ndaj doktoreshës. Mes të tjerash ata theksojnë në një deklaratë për mediat se “nuk është shqetësuese vetëm dhuna, por më e frikshme është se, institucionet shëndetësore bëjnë sehir”.

Policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për pacienten.

/portali DurresLajm/