Një paciente ka vdekur pasi u dogj gjatë operacionit në një spital në Rumani. Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66-vjeçare përpara se të kryenin operacionin për kancerin pankreatik më 22 dhjetor.
Por më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit.Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë. Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas.
Familja e viktimës u tha mediave rumune se mjekët nuk i treguan për rëndësinë e situatës dhe detajet e asaj që kishte ndodhur, duke u thënë se ishte vetëm një aksident.
“Ne nuk po bëjmë akuza, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi,”– u shprehën ata.





