29 maj 2015 – Mjeku i spitalit të urgjencës në Elbasan, 50-vjeçari I.Xh., po procedohet penalisht pas vdekjes që pësoi një paciente, e cila kishte marrë ndihmën mjekësore prej tij.
Shtetësja H.F 50 vjeç, banuese në Elbasan, është paraqitur në urgjencë ku ka marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në fjalë, por pasi ka shkuar në banesë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Për këtë vdekje, mjeku 50-vjeçar akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/