Ish-eurodeputetja Doris Pack është treguar e ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, ajo deklaron se kjo nuk është Europa jonë.

Ajo shkruan se Shqipëria do të nisë negociotat me BE, por politikanët po sillen si në të kaluarën kriminle të vendit. Pack e quan një turp përdorimin e forcave të policisë, dhunimin e gazetarëve, artistëve dhe dhe të qytetarëve që dolën në mbrojtje të teatrit.

“Turp për Veliajn dhe shefin e tij Rama”, përfundon Pack reagimin.