Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka mbledhur sot në një takim në Podgoricë përfaqësuesit e partive politike shqiptare.
Në një takim të përbashkët, Pacolli ka folur me ta për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në takim po marrin pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli është takuar edhe me homologun e tij, Sërxhan Darmanoviq, presidentin, Filip Vujanoviq dhe kryeparlamentarin Ivan Brajoviç. /klankosova