Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka konfirmuar shkëputjen nga koalicioni LAA, raporton “Gazeta Express”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Pacolli pas takimit me kreun e LDK-së Isa Mustafa, në një nga lokalet e Prishtinës.
Vetë kreu i AKR-së Behgjet Pacolli tregoi se ende nuk ka marrëveshje me koalicionin PAN, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë pjesë e qeverisë.