Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka paditur ministren e Arsimit Evis Kushin për nxjerrjen e provimeve parauniversitare. Gjatë një deklarate për mediat ajo tha se kërkoi që ministrja Kushi të ishte prezente në seancën e parë gjyqësore por ajo nuk u paraqit. Gjithashtu ajo kërkoi dhe dorëheqjen e ministres.
Albana Vokshi: Sot isha në një seancë gjyqësore për një padi që un ëkam bërë për ministren Evis Kushi për denoncimet që unë kam bërë për nxjerrjen e tezave të provimit të testit të vjerësuesve të arsimit parauniversitar. Ishte seanca e parë që quhet seancë pajtuese por për çudi ministrja Kushi nuk ndodhej ashtu siç ligji e përcakton. Unë kisha me vete provat dhe faktet për keqmenaxhimin në procesin e provimeve.
“Do të ishte në nderin apo dhe në moralin e saj të kishte dhënë menjëherë dorëheqje për ti hapur rrugën hetimit administrative për atë çfarë ka ndodhur. Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante. Vetëm në vitet e qeverisë së Ramës janë 200 e 8 mijë nxënës e student të larguar nga arsimi pikërisht se Edi Rama dhe Evis Kushi e kanë kthyer arsimin në celulë të PS dhe kanë keqmenaxhuar politikat arsimore. Unë bëj përgjegjëse Evis Kushin për këtë, bëj përgjegjës dhe Edi Ramën për këtë degradim të sistemit arsimor.“
Gjithashtu në fund të fjalës së saj Vokshi ju bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.





