Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar që çështja e padisë së Grida Dumës ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të pushohet.
Sipas prokurorit Behar Dibra kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.
Kujtojmë se Duma paditi Veliajn për shpifje, pasi ky ifundit e akuzoi atë duke e quajtur “trafikante” apartamentesh.





