Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj ish-drejtuesit të KED, Ardian Dvorani, i cili ishte paditur nga presidenti i vendit Ilir Meta.
Pushimi i çështjes është kërkuar me argumentin se nuk ka vepër penale. Seanca do të zhvillohet në gjykatën e posaçme këtë të martë në orën 9.00.
Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.