4 shtator 2015 – Padia kundrejt 8 kryeminstrave shqiptarë, depozituar në Prokurori nga një qyetar i Durrësit ka bërë jo pak përshtypje ditën e djeshme kur u publikua në media. Kjo për faktin se Nikoll Prenga, është qytetari i parë që padit të gjithë krerët e qeverive post-komuniste, për dëmet që i janë shkaktuar vendit.

Në një intervistë për “Ora News”, pensionisti Prenga denoncon 8 krerët e qeverisë, sipas të cilit ata janë fajtorët e vetëm për dëmet që i janë shkaktuar vendit që nga shkatërrimi i uzinave, vjedhja e floririt e deri te papunësia.

Kërkesa e Prengës po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa deri tani janë zhvilluar 6 seanca gjyqësore, pa praninë e asnjë prej të paditurve.

/portali DurresLajm/