Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka shkuar paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën që lidhet me padinë për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Duma shoqërohej nga avokati i saj, ndërkohë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur.
Kujtojmë që dy javë më parë GJKKO shtyu seancën e pajtimit, për shkak të mungesës së palëve.
Në një prononcim për mediat Grida Duma tha: “Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion.
Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtër fiton në këtë vend. Më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”.





