Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj.

Togat e zeza kanë ofruar mundësinë e pajtimit, gjë që është refuzuar nga Basha. Në seancë kanë qenë prezent avokatët e Veliajt.

Kështu, gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar.

Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të kryedemokratit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha është paraqitur në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes.

Katër muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.