Kryedemokrati Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, GJKKO pasi ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

GJKKO seancën e sotme e kishte dedikuar si një seancë pajtimi mes palëve, por Basha ka refuzuar të ndërmarrë një hap të tillë ndaj gjyqi do të vijojë më 24 shtator.

Kërkesa për pajtim është refuzuar edhe nga Veliaj, i cili nëpërmjet avokatit të tij Petrit Ismaili, ka kërkuar që gjyqi të vijojë.

Padia për shpifje kreu i PD Basha ka bërë ndaj kreut të bashkisë së Tiranës i takon muaji tetor të vitit 2020, ku Veliaj në takimet gjatë fushatës, ka thënë se në kohën e tërmetit lideri i PD është bërë me 4 vila si dhe ka bërë një ndërtim pa leje.