Siç është njoftuar më parë ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për pezullim të gjykimit të çështjes së padisë për zgjedhjet e 2019-ës.

Po kështu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit.

Do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar. Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.

Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit