6 gusht 2015 – ‘Call Center’-at janë një mundësi e mirë punësimi për të rinjtë shqiptarë. Por, kur nuk paguhen dhe mbi të gjitha punojnë në të zezë, gjërat marrin tjetër drejtim.
Një grup punonjësish të një “Call Center”-i në Tiranë që ndodhet në rrugën “Medar Shtylla”, kanë paditur në polici administratorin e qendrës telefonike, pasi i kishte punësuar pa kontrata dhe pa sigurime.
Në kallëzimin e punonjësve thuhet se veç shkeljeve, prej dy muajsh ata nuk kishin marrë as rrogat.
Pas padisë, policia e kryeqytetit nisi procedimin në gjendje të lirë ndaj administratorit 26-vjeçar me inicialet F.B, banues në Tiranë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





